Sulmuesi me origjinë serbe i kombëtares austriake, Sala Kalajdzic, ka shkaktuar reagime në Kosovë pas përfundimit të ndeshjes mes dy përfaqësueseve.
Përmes një postimi në “Instagram”, ai njoftoi se kishte vizituar Manastirin e Graçanicës, ndërsa publikoi edhe fotografi të disa rrugëve me emërtime serbe.
Të lidhura
None found
Kalajdzic pati rol edhe në barazimin e Austrisë, pasi pasimi i tij u shfrytëzua nga Christoph Lang, i cili shënoi golin që u siguroi austriakëve një pikë ndaj Kosovës.
Përfaqësuesja e Kosovës ishte më kërkuese gjatë takimit dhe iu afrua golit të dytë. Milot Rashica goditi shtyllën, ndërsa Veldin Hoxha nuk arriti të përfitonte nga topi i kthyer.
Pas kësaj ndeshjeje, Kosova renditet e dyta në grup me pesë pikë, po aq sa Irlanda. Austria kryeson grupin me tetë pikë.//
