Protesta para Kuvendit të Kosovës, e organizuar kundër ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, është shoqëruar me tensione.
Gjatë tubimit, disa pjesëmarrës janë përplasur me pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Ndërkohë, pranë hyrjes së Kuvendit është vendosur një kamion, me synim bllokimin e rrugës dhe kufizimin e qarkullimit.
Të lidhura
None found
Një qytetar pjesëmarrës në protestë deklaroi se përplasja me policinë ishte shkaktuar nga një keqkuptim. Ai sqaroi gjithashtu se kamioni ishte sjellë për të penguar deputetët të largoheshin në rast se nuk miratohej ligji për Specialen.
“Na jemi dalë punën tonë, policia të veten. Patëm keqkuptim me policinë. Arsyeja e vendosjes së kamionit është që mos t’i lejojë deputetët me dalë nëse nuk votohet ligji për Specialen”, tha ai.
Protestuesit u bëjnë thirrje deputetëve që të mbështesin ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Si pasojë e protestës dhe situatës së krijuar, hyrja në objektin e Kuvendit dhe lëvizja në zonën përreth janë bërë më të vështira.
Tubimi po mbahet në një kohë kur Kuvendi pritet të shqyrtojë ndryshimet në kuadrin ligjor për Dhomat e Specializuara, çështje kjo që ka shkaktuar reagime dhe përplasje politike në vend.
