Fatos Geci denoncon kërcënime për vrasje pas qëndrimit të tij për Gjykatën Speciale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka deklaruar se të dielën në mbrëmje është kërcënuar seriozisht, madje edhe me vrasje, për shkak të qëndrimit të tij politik mbi votimin e Gjykatës Speciale.

Të lidhura

None found

Pas incidentit, Geci iu drejtua Policisë së Kosovës, ku raportoi rastin dhe dorëzoi të dhënat që kishte për personin që dyshohet se e ka kërcënuar përmes telefonit, transmeton “Bota sot”.

Ai bëri të qartë se debatet dhe mospajtimet politike janë të pranueshme, por kërcënimet ndaj jetës nuk mund të justifikohen si pjesë e politikës.

Në reagimin e tij, Geci tha se, për shkak të bindjeve politike dhe qëndrimit për votimin e Gjykatës Speciale, rreth orës 20:00 ishte përballur me kërcënime për vrasje, si dhe me sharje e ofendime të vazhdueshme.

Deputeti njoftoi se pas daljes nga Policia e Kosovës, në departamentin për krime të rënda, kishte denoncuar ngjarjen dhe kishte dorëzuar çdo informacion në dispozicion lidhur me personin që e kishte kërcënuar.

Sipas tij, rasti tashmë ndodhet nën hetim, ndërsa ai pret që institucionet përgjegjëse të veprojnë në përputhje me ligjin.

Geci theksoi se njerëzit mund të kenë bindje të ndryshme, të debatojnë dhe të mos pajtohen, por kërcënimi për jetën nuk është pjesë e politikës.

Ai deklaroi se do të vijojë detyrën e deputetit dhe do t’u qëndrojë bindjeve të veta, pa u trembur nga kërcënimet. Në fund, shprehu keqardhje të thellë për vrasjen e djalit të dajës së tij dhe për të gjitha viktimat politike shqiptare gjatë dhe pas luftës.


sultanbeyli escortjojobettipobetVaycasinoCasino welcome bonusjojobetmarsbahisesbetjojobetcasinoroyalkralbet girişKralbetjojobet girişJojobetjojobet girişKralbet girişKralbet girişbahsegelKralbetMarsbahiskingroyalsekabet girişsekabetjojobet girişbahsegelmarsbahis