Nëna e fëmijës së prekur nga helmimi në Korçë: Kishte dhimbje barku, të vjella dhe ishte zverdhur

Nëna e njërit prej fëmijëve të mitur që dyshohet se u helmuan në një kopsht në Korçë tregoi në një lidhje direkte për emisionin “Review”, me Greta Topjanën në Euronews Albania, se si u shfaqën shqetësimet tek i biri.

Ajo tha se fëmijën e morën nga kopshti në orën 1:30, si zakonisht, dhe në atë moment ai dukej në gjendje të mirë. Pasi mbërritën në shtëpi, djali u ankua për dhimbje barku, por shqetësimi kaloi shpejt.

Të lidhura

None found

Më pas, nëna e çoi në stërvitje në orën 5:30, bashkë me fëmijët e tjerë që ishin shokët e tij në grupin e kopshtit. Në grupin e komunikimit në WhatsApp me prindërit, ajo pa se edhe fëmijë të tjerë kishin nisur të vuanin nga të vjella dhe dhimbje barku.

Sipas saj, disa prej tyre ishin dërguar në urgjencë, pasi gjendja e tyre ishte më e rënduar. Ajo kontaktoi edhe disa mike që kanë fëmijët në të njëjtin kopsht dhe mori të njëjtin informacion.

“Fatmirësisht, gjendja e tij është shumë e mirë. Nuk pati ndonjë problem të madh, vetëm disa shqetësime të lehta. E morëm nga kopshti, si zakonisht, në orën 1:30, kur shkoi bashkëshorti im. Djali ishte shumë mirë dhe nuk dukej se kishte diçka.

Kur erdhi në shtëpi, u ankua se kishte dhimbje barku, por duke qenë se e kaloi, nuk u shqetësova. Në orën 5:30 do ta çoja në stërvitje. Atje shkon bashkë me shokët e grupit të kopshtit dhe vura re se shumë prindër po shkruanin në grup se fëmijët e tyre kishin të vjella dhe dhimbje barku. Në atë moment u shqetësova.

Më pas telefonova edhe disa shoqe që i kanë fëmijët në të njëjtin kopsht. Ato më thanë se i kishin çuar në urgjencë, sepse fëmijët ishin në gjendje goxha të rëndë.

Shkova në stërvitje dhe e mora para përfundimit të saj. E mbajta nën vëzhgim gjatë gjithë ditës dhe nuk pati ndonjë problem tjetër. Vetëm rreth orës 4 të mëngjesit pati të vjella, ndërsa gjatë ditës së shtunë ishte pak i lodhur dhe kishte një zverdhje në fytyrë. Këto ishin të vetmet simptoma që shfaqi fëmija im”, deklaroi nëna.


sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobethttps://www.proyectogoodgame.comesbetjojobetcasinoroyalholiganbetholiganbetjojobet girişjojobetjojobet girişMadridbet girişMadridbetbahsegelMadridbetMarsbahis Girişholiganbetsekabet girişsekabetbahsegelmarsbahisstarzbetfixbetjojobet girişholiganbetbahsegelmarsbahismarsbahis girişmarsbahis