Izraeli i mohon Irlandës ngjitjen në vendin e dytë, Kosova përfiton nga barazimi

Irlanda nuk arriti ta shfrytëzojë mundësinë për t’u ngjitur në pozitën e dytë të Grupit B, pasi ndeshja ndaj Izraelit përfundoi me rezultatin 1-1.

Të lidhura

None found

Për shkak të situatës, Irlanda kishte kërkuar që takimi të luhej në një terren neutral, me qëllim shmangien e tensioneve. UEFA vendosi që përballja të zhvillohej në Serbi.

Ekipi irlandez e nisi takimin në mënyrë agresive dhe krijoi disa raste për shënim përmes Molumbyt dhe Parrottit, por pa mundur t’i konkretizojë ato.

Megjithatë, në minutën e 39-të, Parrott e kaloi Irlandën në avantazh, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Izraeli reagoi menjëherë pas pushimit dhe në minutën e 47-të arriti ta barazojë rezultatin me anë të Dor Peretzit, i cili shënoi një gol të bukur.

Në vazhdim, izraelitët patën paraqitje më të mirë dhe madje goditën edhe shtyllën, por nuk ia dolën të shënonin golin e fitores.

Pas katër xhirove, Irlanda ka grumbulluar pesë pikë, po aq sa Kosova, ndërsa Izraeli mbetet në fund të tabelës me dy pikë.


grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet giriş