Në vijim të hetimeve që po drejtohen nga kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, Byroja Kombëtare e Hetimit ka vijuar me kontrollet dhe sekuestrimin e telefonave.
Sipas gazetares Anila Hoxha, hetimet që u nisën pas audio-përgjimit të denoncuar nga Arben Ahmetaj në emisionin “Çim Peka Live”, kanë kulmuar me sekuestrimin e telefonit të Aleks Markut, i cili është sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.
Të lidhura
None found
Nga ana tjetër, në respektim të vendimit të Gjykatës së Posaçme, që ka aprovuar kërkesat e kryeprokurorit Braho, Byroja Kombëtare e Hetimit ka sekuestruar, veç provave shkresore të bazuara në kontrolle, edhe telefonin e biznesmenit Ron Yeffet, të biznesmenes Arjeta Puca dhe kreut të KAYO-s, Ardi Veliu.
