Rreth 45 shtetas të huaj janë shpëtuar pasi u gjetën në një varkë, në një zonë detare rreth 26 milje detare në juglindje të Kalamakit, në Kretë.
Të lidhura
None found
Varka u dallua nga një cisternë me flamur algjerian që po lundronte në atë pjesë të detit. Pas raportimit të situatës, Qendra e Unifikuar e Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit (EKSED) organizoi ndërhyrjen.
Në vendngjarje mbërriti një anije e FRONTEX-it, e cila mori në bord të gjithë personat që ndodheshin në varkë.
Aktualisht, të shpëtuarit po dërgohen drejt portit të Kala Limenas. Gjatë operacionit, në zonën detare regjistroheshin erëra veriore me forcë 4 ballë.
