Gjorgjievski: Për “Natën e Bardhë”, lokalet në Shkup do të qëndrojnë hapur dy orë më gjatë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, bëri të ditur se gjatë manifestimit “Nata e Bardhë”, të planifikuar për nesër në mbrëmje, objektet hotelierike brenda territorit të qytetit do të kenë orar të zgjatur me dy orë. Ai njoftoi gjithashtu se udhëtimi me autobusët e NQP-së do të jetë pa pagesë nga ora 18:00 e 3 tetorit deri në orën 5:00 të mëngjesit të 4 tetorit. Edhe hyrja në Kopshtin Zoologjik të Shkupit do të jetë falas.

Të lidhura

None found

“Shkupi mirëpret sërish Natën e Bardhë! Ka mbrëmje kur qyteti merr një pamje tjetër: rrugët shndërrohen në skenë, arti afrohet te njerëzit dhe muzika i bashkon ata. Më 3 tetor, kryeqyteti do të jetojë sërish një natë të tillë. Të shtunën, nga ora 19:00 deri në 3:00, sheshet, urat, galeritë, muzetë dhe Çarshia do të ofrojnë përvoja të reja dhe takime që mbahen mend. Ju ftoj ta mbushni qytetin me kureshtje, buzëqeshje e energji dhe të zbuloni fuqinë e tij krijuese”, shkroi Gjorgjievski në Facebook.

Në program përfshihen Muzeu i Qytetit të Shkupit, “Audio Kulturë”, Shtëpia e ndërtuesve, “Mala Stanica”, QKF “Karposh”, Biblioteka e Qytetit, Çifte Hamami, Rruga “Maqedonia” dhe Muzeu i Artit Bashkëkohor.

Gjorgjievski u bëri thirrje qytetarëve të dalin me familjarët, të ftojnë miqtë dhe të zgjedhin pikën e parë të vizitës. “Lejojeni Shkupin t’ju befasojë me diçka që nuk e keni parë, dëgjuar apo përjetuar më parë. Nata e Bardhë u kushtohet të gjitha moshave, atyre që e duan qytetin dhe atyre që ende nuk e kanë zbuluar. Më 3 tetor, t’i japim jetë rrugëve dhe të krijojmë një tjetër kujtim të bukur për Shkupin tonë”, njoftoi ai.


Shtuar më 2.10.2026 22:15

sultanbeyli escortjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahismarsbahisjojobet girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbetMadridbet girişMadridbetMadridbet girişMadridbetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahisjojobet girişbahsegelzbahissekabetstarzbetholiganbetjojobetjojobet girişhuhubetbetciobetcio girişbetcio güncel