Shqipëria do të luajë nesër ndaj Finlandës në orën 15:00, në stadiumin “Helsinki Olympic”, në kuadër të ndeshjes së tretë të saj në UEFA Nations League.
Të lidhura
None found
Kuqezinjtë kanë përfunduar përgatitjet në Helsinki, ndërsa trajneri Rolando Maran dhe stafi teknik kanë pasur në dispozicion të gjithë futbollistët. Skuadra është në gjendje optimale për sfidën e radhës.
Gjatë seancës së fundit, lojtarët u përqendruan te përgatitja fizike, skemat taktike dhe ekzekutimi i goditjeve standarde.
FSHF ka njoftuar gjithashtu se mesfushori Luis Hasa, i cili ndodhet aktualisht në Tiranë, e ka kaluar problemin e temperaturës së lartë.
Hasa ka nisur një program individual stërvitor pranë Klinikës së Kombëtares dhe pritet të jetë i gatshëm për përballjen e fundit ndaj San Marinos, që do të zhvillohet më 6 tetor në stadiumin “Air Albania”.
