Çdo familje në Maqedoninë e Veriut hedh mesatarisht 86 kilogramë ushqim për banor gjatë një viti, shifër që tejkalon me 17 kilogramë mesataren e Bashkimit Evropian.
Të lidhura
None found
Niveli i mbetjeve ushqimore në vend është më i lartë se mesatarja evropiane edhe në restorante dhe në sektorin e shitjes me pakicë, jo vetëm te familjet.
Në vendet evropiane, familjet krijojnë mesatarisht 69 kilogramë mbetje ushqimore për person në vit. Në Maqedoninë e Veriut, kjo sasi arrin në 86 kilogramë për person.
Sipas raportit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), Indeksi i Mbetjeve Ushqimore 2024 evidenton se në mbarë botën hidhen çdo vit 1,05 miliardë tonë ushqim. Kjo sasi përfaqëson 19 për qind të të gjithë ushqimit të vënë në dispozicion të konsumatorëve.
