Rihanna ka rikthyer vëmendjen te koleksioni festiv i markës së saj të të brendshmeve, “Savage X Fenty”, përmes disa fotografive të reja të publikuara në rrjetet sociale.
Të lidhura
None found
Në imazhe, këngëtarja shfaqet e veshur me një set elegant në ngjyrë bordo, të kombinuar me çorape dhe geta. Disa prej pozave janë realizuar në dysheme, ndërsa në fotografi të tjera ajo shfaqet në qëndrime provokuese.

“Dhe PO, tashmë është ajo kohë!”, shkroi artistja në përshkrimin e postimit të saj.

Reagimet e fansave nuk vonuan. Ata e vlerësuan paraqitjen e Rihannës si spektakolare dhe u ndalën veçanërisht te ngjyra e koleksionit.

Marka “Savage X Fenty” u lançua nga Rihanna në vitin 2018 dhe prej vitesh përbën një nga bizneset më të njohura të artistes.
