Dion Kacuri debutoi me fanellën e Kosovës në sfidën kundër Izraelit, ku qëndroi në fushë për 59 minuta dhe u vlerësua me notën 7.0 për paraqitjen e tij.
Të lidhura
None found
Ndeshja e Ligës së Kombeve mes Kosovës dhe Izraelit përfundoi me rezultatin 0-0, ndërsa mesfushori 19-vjeçar e nisi takimin nga minuta e parë. Ai u zëvendësua pas 59 minutash lojë, duke bërë kështu paraqitjen e parë me Kombëtaren e Kosovës.
Të dhënat e publikuara nga platforma e specializuar Sofascore e vlerësuan Kaçurin me notën 7.0. Gjatë kohës së tij në fushë, ai pati një rol të rëndësishëm në repartin e mesfushës së Dardanëve.
Kacuri tregoi saktësi në shpërndarjen e topit, pasi kompletoi 38 nga 41 pasime. Ai ishte i suksesshëm edhe në të gjitha pasimet e gjata të provuara, duke realizuar 4 nga 4 tentativa.
Mesfushori regjistroi gjithsej 49 prekje të topit dhe provoi tri goditje, me njërën prej tyre të drejtuar në kuadër të portës. Në statistikat e tij u shënua edhe një driblim i realizuar.
Debutimi ndaj Izraelit përbën një moment të rëndësishëm për Kacurin, i cili u bë një tjetër futbollist i ri që po fiton hapësirë në përfaqësuesen e Kosovës.
Paraqitja e tij në Debrecen i ofroi përzgjedhësit Franco Foda një alternativë shtesë në mesfushë për ndeshjet e ardhshme, ndërsa për Kacurin kjo shihet si pika e nisjes së rrugëtimit me Kombëtaren e Kosovës.
