Kosova e mbylli pa fitues, 0-0, përballjen me Izraelin në ndeshjen e tretë të Grupit B të Ligës së Kombeve.
Të lidhura
None found
Të dyja skuadrat patën mundësi për të shënuar gjatë takimit. “Dardanët” krijuan disa raste, ndërsa edhe Izraeli rrezikoi portën kosovare, duke e bërë rezultatin përfundimtar një pasqyrim të drejtë të lojës.
Sipas vlerësimeve të SofaScore, Lumbardh Dellova ishte futbollisti më i dalluar i Kosovës, me notën 8.0.
Pas tij u renditën Milot Avdyli me 7.6, si dhe Amir Saipi, Ilir Krasniqi e Mërgim Vojvoda, të gjithë me vlerësimin 7.4.
Edon Zhegrova, i cili u aktivizua vetëm gjatë 15 minutave të fundit, u vlerësua me notën 7.3. Një paraqitje të mirë pas hyrjes nga stoli pati edhe Dion Gallapeni, i cili mori 7.2.
Vlerësimet më të ulëta në radhët e Kosovës i morën Muharrem Jashari me 6.2, Fisnik Asllani me 6.3, si dhe Albion Rrahmani e Valmir Matoshi me nga 6.4.
Pas këtij barazimi, Kosova vijon garimin në Ligën e Kombeve. Kundërshtari i radhës për ekipin kosovar do të jetë Austria.
