“Pajisja e avancuar e SHISH për përgjime përfundoi te krimi”/ Bardhi: Pas çdo denoncimi të fortë, Policia më ndjek për një muaj

Gazment Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, deklaroi në një intervistë për “Prime News24” se Shërbimi Informativ i Shtetit kishte siguruar pajisje të sofistikuara për përgjime ambientale gjatë periudhës kur në krye të institucionit ishte Vlora Hyseni.

Sipas Bardhit, ai është mbajtur nën vëzhgim nga forcat operacionale të Policisë pas denoncimeve të forta publike, ndërsa janë mbledhur të dhëna për lëvizjet e tij.

Të lidhura

None found

“Për sa kohë SHISH ishte vënë në shërbim të krimit, nuk përjashtoj asnjë veprim të paligjshëm që mund të ketë ndodhur në atë institucion. Sa herë bëj një denoncim të fortë, forcat operacionale të Policisë më ndjekin për një muaj ose një muaj e gjysmë, duke parë ku hyj dhe ku dal dhe duke mbledhur informacione. Në të vërtetë, kjo nuk më shqetëson”, u shpreh ai.

Gjatë intervistës, Bardhi ngriti edhe dyshime për fatin e një pajisjeje të avancuar që, sipas tij, ishte blerë nga SHISH për përgjime në ambiente të ndryshme. Ai pretendoi se pajisja mund të ketë përfunduar në duart e një prej grupeve kriminale më të rrezikshme.

“Ka informacione se janë përgjuar gazetarë dhe seli diplomatike në Shqipëri. SHISH kishte blerë një pajisje shumë të avancuar për përgjime ambientale, por kjo duhet të verifikohet. Thuhet se pajisja nuk ndodhet më në SHISH, por pranë një prej grupeve më të rrezikshme”, deklaroi Bardhi.

Ai shtoi se ekzistojnë gjithashtu të dhëna sipas të cilave Vlora Hyseni i ka kërkuar SPAK-ut të njoftohej paraprakisht për objektivat ku do të ndërhitej ndaj figurave politike ose grupeve kriminale në vend.


sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisSuperbetin girişcasinoroyalJojobet girişFixbet girişFixbetFixbetFixbetFixbet girişFixbetbahsegelJojobetMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbet