Teksa si sot një muaj do të mbahen zgjedhjet, 25 marsi përkon me nisjen zyrtare të fushatës elektorale që pritet të finalizojë garën për pushtetin qëndror më 25 Prill.
Si Partia Socialiste ashtu dhe ajo Demokratike do të nisin sot në kryeqytet betejën zgjedhore. Takimet pritet të mbahen në të njëjtin orar dhe me një distancë gjeografike jo shumë të largët nga njëra tjetra.
PS do të mblidhet në Sheshin Skënderbej, ku është parashikuar pjesëmarrja e 150 kandidatëve në lista, ndërkohë që pjesa tjetër e simpatizantëve do të jetë e pranishme në zoom.
Ndërsa takimi i PD pritet të zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza”. Në këtë ceremoni, së bashku me krydemokratin Lulzim Basha, do të jenë të pranishëm edhe të gjithë kandidatët e Partisë Demokratike, në 12 qarqet e vendit.