Modric arrin një rekord të jashtëzakonshëm me Kroacinë

Kroacia u mposht ndaj Sllovenisë, për ndeshjet kualifikuese në Botërorin 2022.

Sllovenia ka fituar me një rezultat minimal, 1-0, ndaj Kroacisë në natën e sotme.

Sandi Lovric shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje dhe zhvilloi 86 minuta, për t’u zëvendësuar më pas nga Kenan Bajric.

Në këtë ndeshje, Luka Modric është bërë lojtari me më së shumti paraqitje për kombëtaren, së bashku me ish kapitenin Darijo Srna.

Të dy kanë përfaqësuar Kroacinë në 134 ndeshje, dhe këtë rekord, Modric mund ta thyejë në ndeshjen e ardhshme ndaj Qiprosë më 27 mars.


Shtuar 25.03.2021 08:44

Tags: ,