Kroos ironizon pasi nuk mori mesazh nga Klopp: Do ta kontaktoj në WhatsApp

Toni Kroos bëri shaka me Jurgen Kloppin, përzgjedhësin e ri të Gjermanisë, pasi nuk mori prej tij mesazhin për përkrahjen e Kombëtares në nisjen e një epoke të re.

Të lidhura

None found

Në podcastin e tij, Kroos tregoi se Klopp u kishte dërguar një buletin disa “ish-lojtarëve të merituar të Kombëtares”, por ai nuk e gjeti mesazhin në inbox.

“Edhe unë e lexova këtë, por ende nuk më ka ardhur asgjë. Ndoshta as unë nuk jam një ish-lojtar i merituar i Kombëtares”, tha ai me humor.

Ish-mesfushori i Real Madridit shtoi se kishte ndër mend t’i dërgonte vetë një mesazh Kloppit në WhatsApp.

“Do t’i shkruaj në WhatsApp dhe do ta pyes se ku është emaili. Isha shumë i lumtur dhe tani nuk po më vjen asgjë”.

Kroos, i cili ka luajtur 114 ndeshje për Gjermaninë dhe fitoi Kupën e Botës në vitin 2014, vijoi shakanë duke thënë se Kevin Grosskreutz me siguri ishte kontaktuar nga Klopp.

“Kevin Grosskreutz me siguri e ka marrë një nga Kloppo, për këtë jam i sigurt”.

Ditët e fundit, Kroos kishte ironizuar edhe për mungesën e Aleksandar Pavlovicit, Florian Wirtzit dhe Jamal Musialas në grumbullimin e fundit të Gjermanisë. Të tre lojtarët u përfshinë më pas në listën e Kloppit.


sultanbeyli escortMarsbahisjojobetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomgalabetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbetjojobetjojobet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetbahsegelbahsegeljojobetzbahis