Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ditën e sotme ka takuar shkrimtarin Ismail Kadare. Kim ka ndarë një foto me të në Instagram dhe shkruan se për të është një kënaqësi e madhe të diskutojë personalisht me një nga mendimtarët më të mëdhenj në Europë.
“Eseja e Ismail Kadaresë mbi “Identiteti europian i shqiptarëve” është po aq bindës sot sa ishte kur e botoi atë në 2006. Në fakt, ndërsa shikojmë nga e ardhmja, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë. Çfarë kënaqësie të disktutosh personalisht me një nga mendimtarët më të mëdhenj në Europë”, shkruan Kim./albeu.com