Esposito shkruajnë historinë e Italisë, përsëritet një rekord pas 110 vitesh

Italia po luan ndaj Turqisë në stadiumin “Ataturk Spor Kompleski Matli”, në Bursa, ku protagoniste janë bërë vëllezërit Esposito, duke rikthyer një moment të rrallë në historinë e kombëtares italiane.

Të lidhura

None found

Pio Esposito e ka nisur takimin si titullar, ndërsa në vijën e sulmit është vendosur edhe Sebastiano, vëllai i tij më i madh.

Një situatë e tillë nuk ishte parë me fanellën e Italisë që prej vitit 1915. Në atë kohë, Aldo dhe Luigi Cevenini kishin qenë pjesë e formacionit bazë në përballjen kundër Zvicrës, të fituar me shifrat 9-4.

Që nga ajo ndeshje, dy vëllezër nuk kishin startuar më së bashku për përfaqësuesen italiane.

Familja Esposito ka vendosur ndërkohë edhe një rekord tjetër. Me debutimin e Sebastianos, të tre vëllezërit e familjes kanë luajtur për Italinë në nivel senior.

Pio, më i riu i tyre në moshën 21-vjeçare, është shndërruar tashmë në një element të rëndësishëm të kombëtares. Vëllai tjetër, Salvatore, 25 vjeç, e regjistroi debutimin me Italinë në qershor të vitit 2022, kur skuadra drejtohej nga Roberto Mancini.

Salvatore luan aktualisht për Sampdorian në Serie B. Sebastiano, i cili mbushi 24 vjeç në korrik, u transferua këtë verë te Sassuolo dhe ndaj Turqisë po regjistron paraqitjen e tij të parë me kombëtaren.

Kështu, Espositot bëhen familja e parë që ka nxjerrë tre vëllezër të aktivizuar për Italinë në nivel senior.

Kjo ndeshje vjen në një moment të vështirë për “Azzurrët”, pas humbjes 2-0 në shtëpi ndaj Belgjikës në Ligën e Kombeve. Për këtë sfidë, trajneri Roberto Mancini ka ndryshuar tetë lojtarë nga formacioni titullar.


sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabet