Dita e 121 e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt “Qytet Studenti”: Shqipëria është përfshirë nga revolucioni

Pas mbylljes së fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit u nisën nëpër rrugët e Tiranës, duke vijuar tubimin e tyre.

Marshimi i qytetarëve u drejtua këtë herë për në “Qytet Studenti”.

Të lidhura

None found

Përgjatë rrugës, protestuesit përsëritën thirrjet “Ju erdhi fundi”, “Arrestoni Ramën” dhe “Revolucion”.

Protestuesit deklaruan se largimi i kryeministrit Edi Rama nga detyra mbetet një kërkesë e panegociueshme.

Në protestë morën pjesë sërish qytetarë nga kategori të ndryshme të shoqërisë, përfshirë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë dhe aktivistë, të cilët iu bashkuan qëndresës qytetare.


Shtuar më 28.09.2026 21:19