Tërmet me magnitudë 7.1 në Haiti, ndjehet në të gjithë Karaibet

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Haitin perëndimor këtë të shtunë dhe lëkundjet janë ndjerë në të gjithë Karaibet.

Tërmeti i shkallës 7.1 Rihter ka bërë që njerëzit të braktisin shtëpitë nga frika se ndërtesat mund të shemben, informon albeu.com.

Ende nuk dihen dëmet e shkaktuara dhe nëse ka viktima.

Kjo lëkundje ka ardhur në një kohë kur vendi akoma nuk është rimëkëmbur nga një termet me magnitudë 7.0, 11 vjet më parë ku vrau dhjetra njerëz, ndërsa rrafshoi qindëra ndërtesa.

Ndërkohë nuk ka ndonjë alarm për cumin./albeu.com


Shtuar 14.08.2021 15:45