Fitore historike e kombëtares sonë”, Fredi Beleri reagon për Greqinë, por lë në hije origjinën shqiptare

Greqia shënoi një fitore 1–0 ndaj Gjermanisë në Ligën e Kombeve, rezultat që përbën herën e parë që helenët triumfojnë në futboll kundër “Pancerave”.

Të lidhura

None found

Pas këtij suksesi reagoi edhe Fredi Beleri, deputet në Parlamentin Europian. Vëmendjen e tërhoqi veçanërisht mënyra si iu referua skuadrës, duke e quajtur “ekipi ynë kombëtar”.

Beleri ka lindur në Himarë në vitin 1972 dhe është pajisur me pasaportë shqiptare. Megjithatë, ai është figurë e debatueshme në Shqipëri, ndërsa postimi për Greqinë e vendos në plan të dytë vendlindjen e tij.

Ai i përket minoritetit etnik grek në Shqipëri dhe është i njohur në politikë. Një nga rastet që tërhoqi më shumë vëmendje lidhet me zgjedhjet për Bashkinë e Himarës në vitin 2023.

Beleri u shpall fitues në atë proces zgjedhor, por në atë kohë ndodhej i arrestuar nën akuzën për blerje votash dhe nuk arriti ta merrte detyrën.


Shtuar më 28.09.2026 19:58

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabet