Propozimi i Partisë Demokratike për një hartë territoriale me 100 bashki nuk mori miratimin e mazhorancës në Kuvend.
Opozita kërkoi që nisma e saj të shqyrtohej njëkohësisht me projektin e socialistëve, por shumica parlamentare argumentoi se kjo do të vononte procesin dhe do të rrezikonte zbatimin e hartës së re në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Të lidhura
None found
Ndërsa socialistët propozojnë ndarjen e vendit në 46 bashki, demokratët e konsiderojnë këtë nismë të motivuar nga llogaritjet elektorale.
Pavarësisht refuzimit të mazhorancës për shqyrtimin paralel të dy nismave, opozita vijoi të marrë pjesë në punimet e komisionit. Demokratët ishin të pranishëm edhe në seancën dëgjimore, ku morën pjesë përfaqësues të Kryeministrisë, të cilët mbështetën hartën me 46 bashki, si dhe përfaqësues të shoqatave të bashkive.
