Holandë: Eutanazia për një fëmijë dyvjeçar, rasti i parë i raportuar për një të mitur nën 12 vjeç

Në Holandë, një fëmije gati dyvjeçar iu dha fund jetës përmes eutanazisë. Ky është rasti i parë i njohur në vend kur një fëmijë nën moshën 12 vjeç i nënshtrohet vdekjes së asistuar.

Të lidhura

None found

Rrethanat u bënë publike në një raport të Komitetit të Rishikimit për Abortin në Afat të Vonë dhe Ndërprerjen e Jetës tek të Porsalindurit dhe Fëmijët, i cili shqyrtoi mënyrën se si ishte kryer procedura.

Raporti bën të ditur se fëmija kishte lindur në javën e 26-të të shtatzënisë, para kohe, dhe ishte pothuajse 24 muajsh.

Gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar nga disa probleme serioze: paralizë cerebrale, dëmtime të rënda të shikimit, kriza epileptike që nuk përmirësoheshin me ilaçe dhe mukus i grumbulluar në mushkëri, që ia vështirësonte shumë frymëmarrjen.

Prindërit dhe mjekët arritën në përfundimin se nuk kishte më ndërhyrje të tjera mjekësore që mund ta trajtonin gjendjen.

Komiteti vlerësoi se mjeku që kreu eutanazinë kishte respektuar protokollet dhe kishte vepruar me kujdesin e nevojshëm. Sipas raportit, ai kishte kërkuar edhe një mendim të dytë nga specialistë të pavarur.

Mjekët që e shqyrtuan fillimisht rastin thanë se, megjithëse gjendja ishte e rëndë, fëmija nuk kishte “vuajtje të vazhdueshme të patolerueshme”. Krizat epileptike i shkaktonin shqetësim të madh, por nuk ndodhnin pa ndërprerje.

Ata përmendën gjithashtu se vazhdonin të ekzistonin mundësi të tjera, si kujdesi paliativ dhe trajtime të ndryshme me ilaçe për lehtësimin e simptomave.

Pas një rivlerësimi mjekësor, një specialist tjetër arriti në përfundimin se “vuajtja e patolerueshme” ishte e dukshme dhe se plotësoheshin kushtet për t’i dhënë fund jetës së fëmijës.

Komiteti u pajtua me këtë vlerësim. Sipas tij, dëmtimet kishin prekur rëndë të gjitha aspektet e funksionimit të fëmijës, përfshirë aftësitë motorike, sjelljen dhe personalitetin, ndërsa nuk kishte pritshmëri për përmirësim.

“Pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve mjekësore dhe jo-mjekësore, prindërit dhe mjeku nuk vunë re asnjë përmirësim në gjendjen e fëmijës dhe ishin të bindur se fëmija po vuante pa asnjë perspektivë lehtësimi”, thuhet në raport.

Dy vjet më parë, Holanda zgjeroi mundësinë e vdekjes së asistuar për fëmijët nga mosha një deri në 12 vjeç, në rastet kur ata vuajnë nga sëmundje të rënda dhe të pashërueshme.

Para këtij ndryshimi, eutanazia lejohej vetëm për të porsalindurit dhe personat mbi 12 vjeç.


Shtuar më 28.09.2026 16:53

sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabetcasibom