Rast i ri me certifikata false në Zvicër, pas Xhakës përfshihet edhe Breel Embolo

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Breel Embolo, është përfshirë në çështjen e certifikatave të falsifikuara të COVID-19 dhe për këtë arsye nuk do të jetë pjesë e ndeshjeve të ardhshme të ekipit përfaqësues.

Të lidhura

None found

Sulmuesi 29-vjeçar kishte përdorur në vitin 2021 dy dokumente të falsifikuara që dëshmonin testimin për COVID-19.

Media zvicerane raportojnë se certifikatat ishin siguruar nëpërmjet një personi me lidhje me një laborator në Basel.

Në nëntor të vitit 2025, prokuroria e Baselit e dënoi Embolon me një dënim financiar me kusht prej 20 ditësh, me nga 3 mijë franga zvicerane për çdo ditë. Vlera totale e dënimit arrin në 60 mijë franga.

Embolo e ka pranuar vendimin e drejtësisë dhe ka marrë përsipër përgjegjësinë për veprimet e tij.

Pas bërjes publike të rastit, Federata e Futbollit e Zvicrës vendosi që sulmuesi të mos grumbullohet me pjesën tjetër të skuadrës për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Një çështje e ngjashme që lidhet me certifikatat e COVID-19 është përmendur më herët edhe në rastin e kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka.


sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişMadridbet GirişMadridbet GirişMadridbet Girişholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet