Eksperti Jakup Bellaqa: ATA Carnet lehtëson pjesëmarrjen e bizneseve kosovare në tregjet ndërkombëtare

Pranimi i Kosovës në sistemin ndërkombëtar ATA Carnet po shihet si një zhvillim i dobishëm për komunitetin e biznesit, pasi ky mekanizëm synon të thjeshtojë procedurat doganore dhe t’u mundësojë bizneseve vendore pjesëmarrjen në panaire e veprimtari ndërkombëtare.

Të lidhura

None found

Eksperti i ekonomisë, Jakup Bellaqa, deklaroi për “Bota sot” se përfshirja në këtë sistem mund të ndihmojë në rritjen e bizneseve kosovare dhe në promovimin e produkteve të tyre në tregjet e huaja.

Sipas tij, anëtarësimi në ATA Carnet është një hap pozitiv, ndonëse i përkohshëm, pasi u krijon kompanive kosovare mundësinë të marrin pjesë në panaire ndërkombëtare pa paguar detyrime doganore për importet që kryejnë në kuadër të këtyre aktiviteteve. Bellaqa theksoi se kjo e bën më të lehtë eksportin e produkteve “Made in Kosova”, duke shmangur pagesën e taksave doganore të importit dhe duke ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Sipas tij, ky proces mund të mbështesë trendet zhvillimore të ekonomisë dhe praninë e produkteve vendore në tregun ndërkombëtar.

Image

Bellaqa nënvizoi gjithashtu se ky dokument, i njohur edhe si “pasaporta e mallit”, u jep produkteve kosovare të drejtën të eksportohen pa detyrime dhe taksa doganore për një periudhë të përkohshme, duke marrë pjesë në panaire ndërkombëtare.

Ai shtoi se pjesëmarrja në këto aktivitete mund t’u shërbejë bizneseve për të ndërtuar kontakte me kompani ndërkombëtare. Këto lidhje, sipas ekspertit, mund të sjellin bashkëpunime të reja tregtare dhe të hapin mundësi e potenciale të tjera për zhvillimin e bizneseve.


Shtuar 22.09.2026 20:21

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisinterbahisjojobetholiganbetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobet girişsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet