Edi Martini nuk do ta drejtojë më Vllazninë. Sipas burimeve për media, drejtuesit e klubit kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin me trajnerin.
Të lidhura
None found
Shkak për këtë vendim është bërë starti i dobët i shkodranëve në kampionat, të cilët kanë grumbulluar vetëm 2 pikë pas 5 javëve të para.
Ndërkohë, klubi ka nisur punën për të gjetur pasuesin e Martinit. Mes emrave të parë që po përmenden janë Zekerija Ramadani dhe Klodian Duro.
