Kosova përfshihet në sistemin ATA Carnet, Spahiu shpjegon lehtësitë për bizneset

Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë të ditur se vendi është pranuar në sistemin ndërkombëtar ATA Carnet, i cili mundëson qarkullimin e përkohshëm të mallrave dhe hap mundësi të reja për kompanitë vendore në tregjet jashtë Kosovës.

Të lidhura

None found

Njohësi i ekonomisë, Muhamet Spahiu, e ka përshëndetur këtë zhvillim, duke vlerësuar se mekanizmi ndihmon në lehtësimin e tregtisë dhe në uljen e pengesave administrative për bizneset kosovare.

Sipas Spahiut, përfitimet mund të jenë më të dukshme te kompanitë që marrin pjesë në panaire e ekspozita ndërkombëtare, si dhe te ato që dërgojnë pajisje apo mostra jashtë vendit.

Ai ka thënë se një lehtësi e tillë do të duhej të ishte vendosur vite më parë, por e ka cilësuar zhvillimin si një hap të mirë, edhe pse i vonuar. Për një ekonomi të vogël si Kosova, sipas tij, çdo mekanizëm që pakëson barrierat administrative dhe kostot e biznesit ka rëndësi.

Duke folur për “Bota sot”, Spahiu ka theksuar se ATA Carnet përfaqëson një hap konkret drejt lehtësimit të tregtisë dhe integrimit të bizneseve kosovare në tregjet ndërkombëtare.

Megjithatë, ai ka bërë të qartë se ky sistem nuk gjeneron vetë rritje ekonomike. Roli i tij është të thjeshtojë aktivitetin ekonomik dhe të krijojë mundësi të reja, veçanërisht për kompanitë që marrin pjesë në panaire, ekspozita ose operojnë me pajisje dhe mostra jashtë vendit.

Avantazhi kryesor i ATA Carnet, sipas tij, lidhet me thjeshtimin e procedurave doganore dhe shmangien e pagesës së detyrimeve për mallrat që futen përkohësisht në një shtet dhe më pas rieksportohen.

Kjo u jep bizneseve kosovare mundësi më të lehta për të marrë pjesë në panaire ndërkombëtare, për të promovuar produktet e tyre dhe për të krijuar kontakte të reja tregtare.

Spahiu ka nënvizuar se rëndësi ka që ATA Carnet të përdoret realisht nga bizneset dhe të mos mbetet vetëm një mundësi formale. Suksesi i tij, sipas tij, duhet të vlerësohet përmes përdorimit konkret, rritjes së ndërkombëtarizimit të kompanive dhe ndikimit afatgjatë në eksporte e konkurrueshmëri.


Shtuar 21.09.2026 17:14

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetvaycasinoMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahis