Xhevdet Skëndaj, 73-vjeç, është nisur me helikopter drejt Tiranës, pasi mbeti i plagosur sot, më 20 shtator, gjatë atentatit të ndodhur në Sarandë.
Ai ka marrë një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në pjesën e poshtme të trupit.
Të lidhura
Pas trajtimit fillestar në spitalin e Sarandës, 73-vjeçari do të vijojë mjekimin në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku do të marrë kujdes më të specializuar.
Sipas të dhënave, Skëndaj nuk kishte lidhje me atentatin dhe u qëllua ndërsa ndodhej rastësisht në vendngjarje.
Gjatë sulmit humbi jetën Artan Myrtaj, 44-vjeç, i cili ishte person me precedentë problematikë.

