Edhe pse kontrata me Lazion përfundoi më 1 korrik, Elseid Hysaj vazhdon të jetë në kërkim të një klubi të ri. Mbrojtësi 32-vjeçar po e përgatit veten gjatë kësaj periudhe duke u stërvitur me Vllazninë.
Të lidhura
None found
Me 100 ndeshje të zhvilluara, Hysaj është një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Kombëtares shqiptare. Ai vijon të jetë titullar i rregullt me kuqezinjtë, pavarësisht se ende nuk ka gjetur një skuadër në nivel klubesh.
Grumbullimi me Shqipërinë mund të shërbejë si një shtysë për shkodranin në prag të një aventure të re. Megjithatë, mbetet për t’u përcaktuar nëse ai do ta nisë nga minuta e parë në sfidat e Ligës së Kombeve.
Rikthimi i Ivan Balliut, i cili kishte menduar edhe të largohej nga Kombëtarja, mund të ndikojë në vendimin e trajnerit për formacionin.
