Komuniteti shqiptaro-amerikan ka njoftuar se do të organizojë një protestë përpara ndërtesës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York, pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Platforma “Liria ka Emër” bëri të ditur se tubimi, i thirrur nga pjesëtarë të këtij komuniteti, do të mbahet të martën, më 22 shtator, duke filluar në orën 18:00, përpara selisë së OKB-së.
Të lidhura
None found
Nisma pason vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Përmes protestës, organizatorët synojnë të bëjnë publik qëndrimin e tyre për vendimin, si edhe për zhvillimet që kanë pasuar procesin gjyqësor në Hagë.
