Vila luksoze në Palasë që dyshohet se i përket Belinda Ballukut, Klodiana Lala: E-maili personal dhe financimi nga Arbër Abazi e nxorën në dritë

Dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku ka nxjerrë në pah të dhëna të reja për një vilë luksoze në Palasë, e cila dyshohet se është pasuri e fshehur e saj. Gazetarja Klodiana Lala tregoi në emisionin “Kjo Javë” në News24, të moderuar nga Nisida Tufa, mënyrën se si hetuesit ranë në gjurmët e pronës.

Lala kujtoi se në fund të korrikut dhe në ditët e para të gushtit ishte raportuar për kontrolle të zhvilluara nga SPAK-u në zonën e Palasës. Verifikimet ishin shtrirë gjithashtu në zyra arkitektësh dhe në ambiente të disa shoqërive në vend, pasi ekzistonin dyshime të forta se vila mund t’i përkiste Ballukut, ish-zëvendëskryeministre dhe ish-ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Të lidhura

None found

Sipas gazetares, elementi më i rëndësishëm që e lidh Ballukun me pasurinë është një e-mail i nisur nga arkitekti Alban Eftimi, i Atelier 4, drejt adresës së saj personale. Në mesazhin, të publikuar më parë nga News24, arkitekti i paraqiste asaj pamjen që do të kishte vila pas përfundimit, materialet e kushtueshme që parashikohej të përdoreshin dhe nivelin e komoditetit. Si pikë referimi përmendej edhe një hotel shumë luksoz në Greqi.

Bashkë me e-mailin ishte dërguar një dokument prej 11 faqesh, në të cilin paraqitej i gjithë projektimi i vilës luksoze dhe mënyra se si ajo do të dukej në përfundim të punimeve.

Klodiana Lala dha hollësi edhe për skemën e dyshuar të financimit të ndërtimit dhe arredimit, ku përmenden ish-futbollisti Igli Tare dhe biznesmeni Arbër Abazi. Sipas të dhënave të SPAK-ut, pjesa e parë e vilës, deri në fazën e karabinasë, është paguar nga Tare, ndërsa shpenzimet e mëvonshme për vijimin e ndërtimit dhe mobilimin janë mbuluar nga Abazi.

Arbër Abazi zotëron kompaninë Alco Impex General Construction, e cila ka përfituar shumë tendera nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë gjatë periudhës kur ky institucion drejtohej nga Balluku.

Në rastin që lidhet me vilën, kompania e Abazit, si pjesë e një bashkimi operatorësh ekonomikë, ka fituar një prej loteve të Unazës së Madhe, me vlerë 22-23 milionë euro. Sipas SPAK-ut, në këmbim të këtij tenderi, Abazi dyshohet se ka paguar kostot e pjesës tjetër të ndërtimit të vilës, të cilat variojnë nga 288.000 deri në 410.000 euro.

Në komunikimet për punimet shfaqet edhe Lorela Reçi, bashkëjetuesja e Arbër Abazit. Ajo komunikonte me kompaninë ndërtuese Green Coast për dërgimin e nënkontraktorëve të saj, si edhe të arkitektit të saj, zotit Xhelila.

Lala theksoi se, përveç e-mailit të Alban Eftimit, në pjesën tjetër të dosjes emri i Ballukut shmangej dhe përdorej përcaktimi konfidencial “klienti specifik”. Personat që kujdeseshin për ndërtimin dhe arredimin tregoheshin tepër të rezervuar në komunikime, ndërsa të gjitha faturat e lëshuara nga kompanitë e ndryshme i kalonin kompanisë së Arbër Abazit.


sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisnesinecasinojojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahisbahsegelmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet GirişsekabetpusulabetpusulabetcratosroyalbetholiganbetjojobetJojobetJojobetcasibom