Falsifikuan dokumentet për 6 prona në Fier, arrestohen ish-drejtori i ASHK-së dhe përfituesi

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, janë arrestuar E.S., ish-drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier, dhe E.H., i dyshuar si përfitues i gjashtë pronave të marra me dokumente të falsifikuara. Për të dy personat nën hetim është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Gjykata ka vendosur masën “Detyrim për t’u paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore” ndaj E.R., ish-hartograf pranë ASHK-së Fier.

Të lidhura

None found

Sipas hetimeve, veprimet e E.S. dhe E.R. lidhen me shqyrtimin administrativ dhe kadastral të dokumentacionit që është përdorur për regjistrimin e pronave.

Çështja po hetohet në kuadër të procedimit penal nr. 1715, datë 05.11.2025, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 186, 143, 287 dhe 248 të Kodit Penal.

Prokuroria bën të ditur se hetimi nisi pas dyshimeve për regjistrimin dhe përfitimin në mënyrë të kundërligjshme të pasurive të paluajtshme në zonën e Levanit. Verifikimet përfshijnë gjithashtu tjetërsimin e këtyre pronave dhe qarkullimin e shumave monetare të siguruara prej tyre.

Fakti penal i dyshuar e ka zanafillën te një vendim i vitit 2008 i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, i cili njihte të drejtën e kompensimit për 100 ha tokë bujqësore në zonat e Levanit dhe Dërmënasit.

Njëri prej trashëgimtarëve përfitues, shtetasi E.H., mori më pas një kompensim financiar prej 53.800.000 lekësh, bazuar në Vendimin nr. 1944, datë 26.11.2018, të Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Megjithëse kishte përfituar kompensimin financiar, E.H. dyshohet se gjatë vitit 2023 ndoqi procedurat për regjistrimin e gjashtë pasurive në ZK nr. 2436. Pronat kishin një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 71.7 ha dhe për regjistrimin e tyre ishte përdorur si referencë Vendimi nr. 246, datë 21.02.2008.

Pas përfundimit të regjistrimit, një pjesë e pasurive dyshohet se u tjetërsuan përmes shitjes, duke sjellë të ardhura në vlera të konsiderueshme. Hetuesit po verifikojnë këto transaksione, po gjurmojnë shumat monetare dhe po përcaktojnë destinacionin e tyre.

Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar 715.976 euro, të cilat ndodheshin të depozituara në llogarinë bankare të E.H. Autoritetet kanë sekuestruar gjithashtu dokumente, pajisje elektronike dhe materiale të tjera që do t’u nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme.

Hetimi mbetet në vijim për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave, identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë dhe përcaktimin individual të përgjegjësisë penale.


sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisnesinecasinojojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet GirişsekabetpusulabetpusulabetcratosroyalbetholiganbetjojobetJojobetJojobet