KQZ cakton mbi 144 mijë euro për deputetët e legjislaturës së re

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi se për periudhën nga 13 shtatori deri më 31 dhjetor ka ndarë 10 për qind të mjeteve të Fondit për Mbështetjen e Subjekteve Politike në Kuvend.

Të lidhura

None found

Nga kjo ndarje, deputetëve të Kuvendit të sapokonstituuar u janë caktuar në total 144 mijë euro.

KQZ-ja sqaroi se fondet jepen “me qëllim të financimit të aktiviteteve dhe punës së secilit deputet”.

Në një vendim tjetër, Komisioni ka pezulluar Partinë e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), për shkak se nuk e ka zhvilluar kuvendin zgjedhor brenda afatit të paraparë.

“KQZ-ja po ashtu ka pezulluar partinë politike Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), pasi nuk e ka mbajtur kuvendin zgjedhor brenda afateve të parapara. PAI, e regjistruar më 5 nëntor 2010, ka qenë e obliguar që kuvendin e radhës ta mbajë deri më 11 shtator 2026 dhe për këtë është njoftuar disa herë nga Zyra”, bëhet e ditur në njoftimin e KQZ-së.

Me vendimin e marrë, PAI-së i është dhënë një afat shtesë prej 45 ditësh për organizimin e konventës, përkatësisht kuvendit të saj zgjedhor.

Nëse nuk e përmbush këtë detyrim brenda periudhës së caktuar, partia do të hiqet nga regjistri i partive politike në Kosovë.


Shtuar 19.09.2026 08:45

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisnesinecasinojojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet GirişsekabetpusulabetpusulabetcratosroyalbetholiganbetjojobetJojobetJojobet