Demiri mohon fajësinë para hetuesve: Trupat e djalit dhe të mbesës i gjeta në dhomë

Brahim Demiri, i dyshuari kryesor për vrasjen e të birit, fillimisht e ka mohuar para policisë përgjegjësinë për veprën që i vihet në ngarkim. Ai u ka thënë hetuesve se djalin dhe mbesën foshnje i kishte gjetur pa jetë në dhomë.

Për foshnjën dyshohet se është mbytur nga i ndjeri. Sipas raportimeve, Demiri dyshohet se është përpjekur të inskenojë atë që kishte ndodhur, ndërsa në dhomë është gjetur edhe një litar.

Të lidhura

None found

Gjykata Themelore në Gjilan tashmë i ka caktuar Demirit masën e paraburgimit, nën dyshimin se të dielën vrau të birin në banesën e tyre në fshatin Demiraj.


Shtuar më 3.11.2026 13:31