Julian Alvarez ishte një nga protagonistët kryesorë të sagës së transferimeve gjatë verës, pasi Barcelona këmbënguli për ta afruar sulmuesin argjentinas në Camp Nou.
Të lidhura
None found
Klubi katalunas raportohet se paraqiti një ofertë prej rreth 100 milionë eurosh për lojtarin, por Atletico Madridi e hodhi poshtë propozimin dhe nuk pranoi ta shiste te një rival direkt.
Interesimi i Barcelonës për Alvarez ishte i hapur, ndërsa sulmuesi kishte folur publikisht për dëshirën e tij për t’u larguar nga Atletico gjatë Kupës së Botës.
Pavarësisht presionit dhe përpjekjeve për ta realizuar marrëveshjen, Atletico nuk ndryshoi qëndrim. Kështu, reprezentuesi i Argjentinës e vazhdoi qëndrimin në Madrid dhe saga zgjati përgjatë gjithë verës.
Disa futbollistë të Barcelonës komentuan publikisht mundësinë e transferimit të Alvarez, sidomos pas largimit të Robert Leëandoëskit nga skuadra.
Mes tyre ishte edhe Raphinha, i cili deklaroi se Atletico duhej të merrte parasysh vullnetin e sulmuesit, pasi Alvarez e kishte bërë të qartë se dëshironte të largohej.
Sulmuesi brazilian i Barcelonës theksoi se e di sa e vështirë është për një lojtar të japë maksimumin kur nuk është i kënaqur me situatën në klub. Ai iu referua edhe përvojës së tij për të shpjeguar se pse mendon se rasti i Alvarez mund të ishte menaxhuar ndryshe.
“Nuk e kuptoj se çfarë bëri Atletico, sepse kur një lojtar nuk ndihet mirë diku, dhe po flas nga përvoja ime, është e vështirë që gjërat të shkojnë mirë. Ai e bëri të qartë dëshirën e tij për t’u larguar”, tha braziliani.
