Zhdukja misterioze e biznesmenit kosovar, prokuroria del me reagim zyrtar

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dal sot me një deklaratë zyrtare për hetimet e kryera pas zhdukjes së mistershme të biznesmenit kosovar Bedri Rexhepi. Ai ka humbur gjurmët dhe për të nuk dihet asgjë që nga 8 prilli.

Në njoftimin e shperndaren per media, Prokuroria thotë se po vijojne hetimet “me të gjitha kapacitetet që disponon në koordinim të plotë më Policinë e Kosovës”.

“Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast, me urdhër të njëjtit është ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Rrëmbimi” dhe një (1) person i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi”, “Shantazhi”, “Prezantimi i rremë si person zyrtar “, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Manipulimi me prova”, të parapara sipas KPRK-së, të cilët ndodhen nën masën e paraburgimit”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria nenvizon se përkundër bashkëpunimit me KFOR’in dhe FSK’në, ende s’kanë arritur ta identifikojnë vendndodhjen e Rexhepit.

“Deri më tani, përkundër bashkëpunimit edhe me strukturat e sigurisë së Kosovës, si KFOR-i, FSK-ja, etj, nuk kemi arritur ta identifikojmë vendndodhjen e tani të dëmtuarit B.R.

Ne e kuptojmë shqetësimin e familjes së të dëmtuarit dhe të shoqërisë në përgjithësi për faktin se deri më tani nuk është ndriçuar në tërësi kjo çështje penale, mirëpo ju njoftojmë se prokuroria është duke e trajtuar me seriozitetin më të lartë këtë rast”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Komunikata e plotë:

Prishtinë, 12 gusht 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, për hir të informimit të drejtë e të saktë, njofton edhe njëherë opinionin publik lidhur me rastin e zhdukjes së B.R., duke ju siguruar se në këtë çështje penale, Prokurori i Shtetit është duke punuar me seriozitetin maksimal dhe me të gjitha kapacitetet që disponon në koordinim të plotë më Policinë e Kosovës.

Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast, me urdhër të njëjtit është ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Rrëmbimi” dhe një (1) person i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi”, “Shantazhi”, “Prezantimi i rremë si person zyrtar “, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Manipulimi me prova”, të parapara sipas KPRK-së, të cilët ndodhen nën masën e paraburgimit.

Deri më tani, përkundër bashkëpunimit edhe me strukturat e sigurisë së Kosovës, si KFOR-i, FSK-ja, etj, nuk kemi arritur ta identifikojmë vendndodhjen e tani të dëmtuarit B.R.

Ne e kuptojmë shqetësimin e familjes së të dëmtuarit dhe të shoqërisë në përgjithësi për faktin se deri më tani nuk është ndriçuar në tërësi kjo çështje penale, mirëpo ju njoftojmë se prokuroria është duke e trajtuar me seriozitetin më të lartë këtë rast.


Shtuar 12.08.2021 12:22