Samir Mane paraqitet në SPAK, në fokus hetimet për vilën 188/1 në “Green Coast”

Biznesmeni Samir Mane është paraqitur pasditen e së mërkurës në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas raportimeve mediatike, Mane ka mbërritur në SPAK rreth orës 18:00. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar që sqaron cilësinë procedurale në të cilën ai është thirrur.

Paraqitja e tij raportohet se lidhet me hetimet që SPAK po zhvillon për vilën familjare nr. 188/1 në kompleksin “Green Coast” në Palasë, pronë e vendosur nën sekuestro preventive dhe për të cilën Prokuroria e Posaçme pretendon se pronësia faktike i përket ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ndonëse në dokumentacion prona është lidhur me emrin e ish-futbollistit Igli Tare.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave të bëra publike nga dosja hetimore, më 26 tetor 2020 është lidhur një kontratë sipërmarrjeje në emër të Igli Tares me vlerë 250 mijë euro. SPAK pretendon se kjo shumë mbulonte ndërtimin e vilës deri në fazën e karabinasë dhe se dokumentacioni është përdorur për të fshehur pronësinë reale të pasurisë.

Një pjesë tjetër e hetimit lidhet me punimet e mëtejshme në vilë. Sipas SPAK-ut, investimet pas fazës së karabinasë, përfshirë punime të tjera ndërtimore dhe pishinën, dyshohet se janë marrë përsipër nga biznesmeni Arbër Abazi, pronar i kompanisë “Alko Impex General Construction”. Preventivët e administruar nga hetuesit i vlerësojnë këto punime në një interval prej rreth 288 mijë deri në 410 mijë euro. Kompania e Abazit ishte pjesë e bashkimit të operatorëve ekonomikë që fitoi Lotin 7 të Unazës së Jashtme të Tiranës, procedurë që është gjithashtu pjesë e hetimeve të SPAK.

Në dosje janë administruar gjithashtu komunikime elektronike dhe dokumente që lidhen me projektimin dhe realizimin e vilës. Po të mërkurën, në SPAK janë paraqitur edhe arkitektët Alban dhe Olsi Eftimi, drejtues të studios “Atelier 4”. Në materialet e publikuara nga media përmenden projekte, preventivë dhe komunikime elektronike, përfshirë një email të shtatorit 2020 ku Alban Eftimi i dërgonte Ballukut në adresën e saj personale variante të projektit të vilës.

Emri i Samir Manes shfaqet në këtë histori edhe për shkak të zhvillimit të kompleksit ku ndodhet prona. Genti Tare, vëllai i Igli Tares, ka kundërshtuar publikisht versionin e SPAK për pronësinë faktike të vilës. Ai ka deklaruar se Igli Tare kishte negociuar vetë blerjen e vilave me Samir Manen dhe se pagesat ishin kryer nga llogaria e tij bankare. Sipas Genti Tares, vila i përket Igli Tares dhe pretendimi se ajo ishte pasuri e fshehur e Ballukut nuk qëndron.

SPAK, nga ana tjetër, pretendon se provat e administruara gjatë hetimit — përfshirë dokumentacionin, komunikimet elektronike dhe mënyrën e financimit të punimeve — tregojnë një tjetër situatë pronësie dhe po heton nëse investimet në vilë përbëjnë përfitim të parregullt të lidhur me procedurat e prokurimit publik. Hetimet vijojnë dhe pretendimet e Prokurorisë mbeten për t’u provuar përfundimisht në procesin gjyqësor.


sultanbeyli escortparla iptvBetparkPusulabetPusulabetCratosroyalbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkgooglebahsegelstarzbetsekabetcasibomjojobetzbahis