AFA reagon ndaj aktgjykimit: Serbia ishte agresorja, Kosova viktima

Albanians for America ka reaguar me shqetësim të madh dhe zhgënjim ndaj aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të lidhura

None found

Në komunikatë, organizata shprehet se nuk e pranon këtë vendim, duke e cilësuar atë si të padrejtë për personat që luftuan për çlirimin e Kosovës. AFA thekson se lufta e UÇK-së kishte për qëllim sigurimin e lirisë dhe mbrojtjen e popullit të Kosovës.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës u krijua në kushtet e represionit dhe dhunës së ushtruar nga regjimi serb, në një kohë kur shqiptarët e Kosovës përballeshin me vrasje, dëbime, shkatërrime dhe krime të rënda. Kjo e vërtetë historike nuk mund të zhbëhet”, thuhet në reagim.

Sipas Albanians for America, aktgjykimi nuk duhet të përdoret për të vënë në bankën e të akuzuarve përpjekjen e një populli për liri. Po ashtu, ai nuk duhet të krijojë barazi morale apo historike mes luftës çlirimtare të Kosovës dhe aparatit shtetëror serb, i cili kreu krime dhe ushtroi dhunë ndaj civilëve.

“Faktet janë të qarta: Serbia ishte agresore, ndërsa Kosova ishte viktimë. AFA qëndron përkrah UÇK-së, luftës së drejtë të popullit të Kosovës për liri dhe vetë popullit të Kosovës. Në luftën e viteve 1998–1999, Kosova nuk ishte agresore, por një popull që përpiqej të mbijetonte dhe të çlirohej nga represioni”, deklarohet në komunikatë.

Organizata nënvizon gjithashtu se vendimi i sotëm nuk përbën përfundimin e procesit juridik. Bëhet fjalë për një aktgjykim të shkallës së parë dhe, në përputhje me procedurat e Dhomave të Specializuara, palët mund ta kundërshtojnë atë përpara Panelit të Apelit. Për këtë arsye, procesi gjyqësor vijon të mbetet i hapur.

Albanians for America bën të ditur se do të vijojë të mbrojë të vërtetën historike për luftën në Kosovë, të drejtën e popullit shqiptar për dinjitet dhe liri, si dhe partneritetin strategjik të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“UÇK-ja zhvilloi luftë për çlirimin e Kosovës. Liria i takon popullit të Kosovës dhe kjo e drejtë nuk mund të gjykohet”, përfundon komunikata.


Shtuar 16.09.2026 20:06

sultanbeyli escortparla iptvpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisextrabetjojobetjojobetbahsegelizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkgooglebahsegelstarzbetsekabetcasibom