Mbrojtja e Rexhep Selimit, e përfaqësuar nga avokati Geoffrey Roberts, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, përmes të cilit Selimi u dënua me 13 vjet burgim.
Të lidhura
None found
Geoffrey Roberts deklaroi për media se ekipi mbrojtës është shumë i zhgënjyer nga aktgjykimi, por nënvizoi se vendimi i shpallur përfaqëson vetëm shkallën e parë të procesit gjyqësor.
“Jemi shumë të zhgënjyer me aktgjykimin, por duhet theksuar se ky është vetëm hapi i parë, beteja e parë, në njëfarë mënyre. Z. Selimi synon t’i përdorë plotësisht të drejtat e tij për ta apeluar këtë vendim përmes kuadrit ligjor të Kosovës dhe ne jemi të bindur se në fund ai do të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat”, u shpreh Roberts.
I pyetur për gjendjen e Selimit pas vendimit, avokati tha se ishte takuar me klientin e tij dhe kishte biseduar me të rreth aktgjykimit. Megjithatë, Roberts nuk pranoi të jepte hollësi të mëtejshme.
“Më vjen keq, por nuk do të pranoj pyetje. Jam takuar me z. Selimi dhe kemi diskutuar për aktgjykimin, por nuk do të jap më shumë detaje”, tha Roberts.
