Gjykata për akuzat ndaj Jakup Krasniqit: Inkurajoi kryerjen e krimeve ndaj kundërshtarëve të UÇK-së

Këtë të mërkurë, gjatë leximit të aktgjykimit në Hagë, kryegjykatësi është ndalur edhe te përgjegjësia e ish-kreut të UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Sipas gjykatës, Krasniqi ka inkurajuar kryerjen e krimeve ndaj personave që konsideroheshin kundërshtarë nga UÇK-ja.

Kryegjykatësi deklaroi se, në përputhje me qëllimin e përbashkët, Krasniqi kishte emëruar persona besnikë në pozicione kyçe për zbatimin e politikës ndaj kundërshtarëve.

“Zoti Krasniqi inkurajoi kryerjen e krimeve kundër personave që konsideroheshin si kundërshtarë përmes UÇK-së. Në përputhje me qëllimin e përbashkët, Krasniqi emëroi persona besnik në pozicione kyçe me detyrën dhe zbatimin e politikës kundër kundërshtarëve. Krasniqi kishte dijeni për një numër të konsiderueshëm krimesh. Megjithë dijeninë që kishte nuk ndërmori asnjë hap për parandalimin apo ndëshkimin e këtyre krimeve. Të katër të akuzuarit janë penalisht përgjegjës në ndërmarrjen kriminale të përbashkët”, lexoi gjykatësi.


Shtuar 16.09.2026 11:33

sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisbetsmovejojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglezbahisbahsegel