Shqipëria hap Konsullatë Nderi në Napoli, Rama: Marrëdhëniet me Italinë, solide! Shqiptarët janë napolitanët e anës tjetër të detit

Kryeministri Edi Rama, mori pjesë në hapjen e konsullatës së Shqipërisë në qytetin italian Napoli. Në fjalën e tij, Rama theksoi se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Italisë është solide dhe e thellë.

“Sot jemi këtu jo për të hapur një konsullatë në kuptimin e ngushtë të fjalës, por për të hapur një derë mes dy realiteteve që historikisht kanë qenë shumë pranë dhe që, njerëzisht, janë shumë, shumë të ngjashme.

Të lidhura

None found

Mes Shqipërisë dhe Italisë ekziston tashmë një partneritet strategjik, solid dhe i thellë, por unë e urrej kur më shkruajnë në fjalimet e mia se Italia është një nga partnerët tanë kryesorë ekonomikë, politikë dhe europianë, sepse kjo vlen për shumë vende të tjera.

Italia nuk është ajo. Italia është alter egoja jonë europiane”,- tha Rama.

Me nota humori, kreu i qeverisë tha se shqiptarët janë napolitanët e anës tjetër të detit, dhe vlerësoi momentin e veçantë të hapjes së konsullatës në qytetin italian.

“Dhe Napoli është pasqyra jonë nga kjo anë e detit, sepse ne jemi napolitanët e anës tjetër dhe jemi krenarë që jemi të tillë dhe nuk duam të bëhemi milanezë, për të thënë.

Unë jam këtu shumë i lumtur që po e jetoj këtë moment gëzimi, këtë moment ku, edhe pse nuk po, le të themi, shpallim Republikën Shqiptare të Napolit, por gjithsesi kemi hapur së bashku një derë ku është flamuri i Shqipërisë dhe unë jam gjithmonë i lumtur kur e shoh pranë flamurit italian”,- deklaroi Rama.


Shtuar 16.09.2026 08:50

sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisbetsmovejojobetjojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglezbahisbahsegel