Kryeministri Edi Rama pritet të niset më 20 shtator drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, kreu i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme vjetore të OKB-së gjatë vizitës së tij në SHBA.
Të lidhura
None found
Gjatë qëndrimit atje, Rama pritet të zhvillojë edhe takime me shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Një prej këtyre takimeve është njoftuar se do të mbahet në Michigan më 20 shtator.
