Masa të shtuara sigurie në Hagë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Seanca për shpalljen e verdiktit të shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të nisë nesër në orën 10:00.

Të lidhura

None found

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi pritet të dalin para trupit gjykues në Gjykatën Speciale në Hagë.

Pak orë para këtij vendimi historik, autoritetet holandeze kanë forcuar praninë e policisë përpara ndërtesës së gjykatës.

Gjatë qëndrimit të ekipit të KosovaPress në Hagë, oficerët policorë u kërkuan qytetarëve shqiptarë që ndodheshin pranë objektit të largoheshin.

Sipas njërit prej policëve, urdhri i komandantit ishte që askush të mos qëndronte më shumë se dy minuta përpara ndërtesës, edhe pse ajo ndodhet në pronë publike.

“Nëse qëndroni këtu për dy minuta është në rregull, por nëse jo, atëherë duhet të lëvizni andej. Nuk lejohet (qëndrimi). Kaq është, kjo është arsyeja. Nuk lejohet të qëndroni përpara Tribunalit, duhet të shkoni në atë drejtim. Kjo është ajo që po ua them. Për informacione, mund ta kontaktoni zëdhënësin e policisë. Nëse doni, mund të shkoni në Manifeld, pasi atje do të mbahet një demonstratë më vonë”, tha polici holandez, raporton KosovaPress.


Shtuar 15.09.2026 19:52

Tags: ,
sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahissupertotobetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibomgooglezbahis