Kuvendi të enjten me 17 pika në rend dite, nga interpelancat te ndryshimet për pagat e magjistratëve

Seanca plenare e Kuvendit të enjten do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së 8 shtatorit 2026 dhe me njoftimet përkatëse. Në vijim, deputetët do të shqyrtojnë një sërë interpelancash urgjente me ministra të qeverisë, projektligje dhe projektvendime.

Katër interpelanca urgjente janë kërkuar nga deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ndërsa një interpelancë tjetër është paraqitur nga deputeti Blendi Himçi.

Të lidhura

None found

Rendi i ditës përfshin çështje që lidhen me Ukrainën, inteligjencën artificiale, sektorin e ullirit, statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, disenjot, shoqëritë me ofertë publike, si dhe përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit.

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 8 shtator 2026.

2. Njoftime.

3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, e kërkuar nga një grup deputetësh i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

4. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, e kërkuar nga një grup deputetësh i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

5. Interpelancë urgjente me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, e kërkuar nga një grup deputetësh i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

6. Interpelancë urgjente me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, e kërkuar nga një grup deputetësh i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

7. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, e kërkuar nga deputeti Blendi Himçi.

8. Shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e Konventës për Themelimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën, bërë në Hagë, më 16.12.2025”. Pas pyetjeve do të paraqitet qëndrimi i nismëtarit dhe i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. Mendimet e tyre do t’i japin edhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik dhe Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme. Në vijim do të flasin grupet parlamentare dhe projektligji do të votohet.

9. Shqyrtimi i projektligjit “Për ratifikimin e Konventës kuadër të Këshillit të Evropës për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e së Drejtës”. Pas pyetjeve do të dëgjohen nismëtari dhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik. Mendime do të paraqesin Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme, përpara diskutimit të grupeve parlamentare dhe votimit.

10. Shqyrtimi i projektligjit “Për pranimin e vendimit DEC-I 1/119-VI/2024, të Këshillit të Anëtarëve të Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit, për ndryshimin e nenit 36 të Marrëveshjes Ndërkombëtare për Vajin e Ullirit dhe Ullinjtë e Tavolinës, 2015, aderuar me ligjin nr. 112/2017”. Për nismën do të shprehen nismëtari dhe Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural. Mendim do të japin Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat dhe Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme. Pas diskutimit do të bëhet votimi.

11. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”. Procesi do të vijojë me pyetje, qëndrimin e nismëtarit dhe atë të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat dhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik do të paraqesin mendimet e tyre, më pas do të zhvillohen diskutimet dhe votimi.

12. Shqyrtimi i projektligjit “Për disenjot”. Pas pyetjeve dhe qëndrimit të nismëtarit, do të flasë Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat. Mendime do të japin Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme. Në përfundim do të zhvillohen diskutimi dhe votimi.

13. Shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10236, datë 18.2.2010, ‘Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike’”. Pas pyetjeve dhe paraqitjes së qëndrimit të nismëtarit, çështja do të trajtohet nga Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat. Mendim do të japin Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme. Më pas do të bëhen diskutimet dhe votimi.

14. Shqyrtimi i projektvendimit “Për disa ndryshime në vendimin nr. 85/2026, ‘Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit’”. Projektvendimi do të hidhet në votim.

15. Shqyrtimi i projektvendimit “Për disa ndryshime në vendimin nr. 86/2026, ‘Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit’”. Edhe kjo pikë do të kalojë drejtpërdrejt për votim.

16. Shqyrtimi i projektvendimit “Për disa ndryshime në vendimin nr. 87/2026, ‘Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit’”. Votimi do të kryhet me shumicë të thjeshtë.

17. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Gjatë diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës, çdo deputet do të ketë në dispozicion jo më shumë se 5 minuta. Kur fjala merret në emër të një grupi parlamentar, koha maksimale është 8 minuta. Në total, kjo pikë nuk mund të zgjasë më shumë se 60 minuta.


sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahissupertotobetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisBahsegelCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibomgoogle