Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas vdekjes së veprimtares dhe ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina.
Të lidhura
None found
Përmes reagimit të tij, Rama ka çmuar figurën dhe veprimtarinë e Brovinës, duke nënvizuar se ajo ia përkushtoi jetën njerëzve, lirisë dhe vendit të saj.
“Sot u nda nga jeta Flora Brovina, një grua që jetën e saj ia kushtoi njerëzve, lirisë dhe vendit të saj”, ka shkruar Rama.
Ai ka kujtuar gjithashtu se Brovina ishte mjeke, poete dhe aktiviste, ndërsa e ka cilësuar atë si një zë të fuqishëm të Kosovës.
“Flora Brovina mbetet pjesë e historisë sonë dhe e kujtesës sonë kolektive”, ka theksuar kryetari i Prishtinës.
Rama u ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjeve Brovina dhe Begu, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë personave që e kanë njohur.
“U prehtë në paqe!”, ka përfunduar ai.
