Seanca në Gjykatën e Lartë për Veliajn, Bardhi: Lirimi i tij do të shënonte fundin e Reformës në Drejtësi

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka komentuar seancën e së nesërmes në Gjykatën e Lartë, ku pritet të shqyrtohet çështja që lidhet me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi paralajmëron se një vendim për lirimin e Veliajt do të ishte një goditje e fortë ndaj Reformës në Drejtësi.

Të lidhura

None found

Deputeti i opozitës përmend edhe akuzat e ngritura nga SPAK ndaj kryebashkiakut, duke theksuar se numri dhe rëndësia e tyre duhet të merren në konsideratë gjatë përcaktimit të masës së sigurisë.

Postimi i plotë

Vendimi i Gjykatës së Lartë për ta nxjerrë Erion Veliajn nga burgu, nëse merret nesër, do të përbënte sipas meje aktin përfundimtar të varrosjes së Reformës në Drejtësi.

Veliaj nuk ndodhet në burg për shkak të një akuze të vetme. Ai është marrë i pandehur nga SPAK për 9 raste korrupsioni të kryera në bashkëpunim, për pastrim parash të kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, si edhe për fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për katër nga akuzat më të rënda që mund t’i ngrihen një zyrtari të lartë. Për numrin dhe peshën e veprave penale, Erion Veliaj sot mund të krahasohet vetëm me Belinda Ballukun.

Bardhi u ka kërkuar partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që ta ndjekin me kujdes situatën në Gjykatën e Lartë. Sipas tij, kryeministri Edi Rama po përpiqet të ndikojë te trupi gjykues për të mundësuar daljen e Erion Veliajt nga burgu.

Partnerët që prej 10 vitesh kanë mbështetur Reformën në Drejtësi, vijon ai, mund ta përdorin këtë rast për të vlerësuar zhvillimet në Gjykatën e Lartë dhe standardin e luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri.

Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë u bëj thirrje të përmbushin detyrën e tyre dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për drejtësi dhe luftë ndaj pandëshkueshmërisë. Nëse një person i akuzuar për 9 raste korrupsioni dhe 4 vepra penale lihet i lirë, atëherë sistemi i paraburgimit nuk duhet të ekzistojë më në vend.

Drejtësia nuk mund të funksionojë me një masë për qytetarët dhe me një tjetër kur në proces janë individë që i përkasin pushtetit.


sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibom