Syla para aktgjykimit në Hagë: Nuk presim përshkallëzim, ish-ushtarët e UÇK-së janë edhe ushtarë amerikanë

Gazmend Syla, nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, deklaroi se nuk pret që situata të tensionohet më 16 shtator, kur Dhomat e Specializuara në Hagë do të shpallin aktgjykimin për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Të lidhura

None found

Në një prononcim për KosovaPress, Syla tha se OVL-UÇK nuk ka të dhëna për ndonjë përkeqësim të mundshëm, ndërsa veteranëve u ka bërë thirrje të ruajnë qetësinë dhe përmbajtjen.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka paralajmëruar për rrezik të mundshëm të sigurisë, pasi më 16 shtator priten protesta të mëdha. Për këtë arsye, personelit të Qeverisë amerikane i është rekomanduar të shmangë udhëtimet që nuk janë të domosdoshme pranë demonstratave dhe të mos i dërgojë fëmijët në shkollë.

Syla vlerësoi se nuk ka arsye që OVL-UÇK të kontribuojë në ndonjë përshkallëzim, duke thënë se edhe ish-pjesëtarët e UÇK-së janë “ushtarë amerikanë”.

Syla: Ushtarët e UÇK-së janë edhe ushtarë amerikanë

“E kemi parë reagimin e Ambasadës Amerikane dhe kjo ka ndodhur mbi bazën e një analize të tyre. Si OVL, nuk kemi ndonjë informacion për përkeqësim të mundshëm të situatës. Duhet ta dinë se ushtarët e UÇK-së janë edhe ushtarë amerikanë, ndaj ne nuk shohim ndonjë përkeqësim apo incident; po flas në emër të atyre që përfaqësojmë. Sa i përket Policisë, kjo është çështje e tyre. Veteranëve u kemi bërë thirrje të jenë të qetë dhe të përmbajtur”, ka thënë Syla.

Ai u ndal edhe te situata me komunitetin serb në Kosovë, duke kërkuar që edhe ky komunitet të ruajë qetësinë gjatë 16 shtatorit.

Sipas informatave të përcjella prej tij, komuniteti serb në Kosovë kishte kërkuar zgjatjen deri më 16 shtator të festimeve për unitetin kombëtar serb.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së theksoi se për organizatën e veteranëve i vetmi vendim i pranueshëm do të ishte lirimi i ish-krerëve të UÇK-së.

Po ashtu, ai tha se asnjë vendim gjyqësor nuk mund ta shpallë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës organizatë kriminale.

Syla: Do të ishte mirë që edhe serbët e Kosovës të jenë të qetë

“Kemi edhe një informacion tjetër se më 15 shtator Serbia ka ditën e saj të flamurit dhe do të festojë. Ka të dhëna se festën mund ta zgjasin edhe pak më tej, prandaj nga ana jonë nuk shohim ndonjë provokim të situatës. Nëse do të ketë diçka, do të ishte mirë që edhe serbët e Kosovës të jenë të qetë në këtë ditë. As ata nuk duhet ta provokojnë situatën, eventualisht nëse vendimi do të jetë negativ. Për ne, çdo vendim tjetër do të jetë i papranueshëm dhe do ta kundërshtojmë aq sa na lejojnë ligji dhe Kushtetuta e vendit tonë, por pa e dëmtuar këtë shtet. Nuk ka vendim gjyqësor që mund ta shpallë UÇK-në organizatë kriminale; këtë duhet ta dijë secili, sepse lufta ka qenë e drejtë, pasi kemi mbrojtur vendin tonë”, u shpreh Syla.

Ndërkohë, drejtori i organizatës “Octapus”, Arben Fetoshi, e cilësoi 16 shtatorin si një datë me rëndësi të veçantë për Kosovën. Sipas tij, masat e ndërmarra nga institucionet e sigurisë nuk duhet të shihen si paragjykim i vendimit të gjykatës.

Fetoshi: Bëhet fjalë për kujdes të shtuar ndaj asaj që mund të ndodhë

“Nuk besoj se kemi të bëjmë me paragjykim të verdiktit, por me kujdes të shtuar për atë që mund të ndodhë më 16 shtator, veçanërisht nëse marrim parasysh synimet e vazhdueshme të Serbisë për të provokuar eventualisht në kuadër të strategjisë së saj hibride. Duke iu referuar njoftimit të Policisë, çdo institucion relevant i sigurisë në Kosovë duhet të mobilizohet dhe të koordinohet mirë. Për shkak të strategjisë hibride të Serbisë, gjithmonë duhet të llogarisim mundësinë e infiltrimeve që do të synonin provokimin dhe destabilizimin e vendit”, tha Fetoshi.

Fetoshi deklaroi se nuk pret një vendim dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ai argumentoi se një verdikt i tillë do të ndikonte në mënyrën se si do të interpretohej lufta e vitit 1999.

Ai shtoi se një vendim dënues do t’u jepte mbështetje tezave të Serbisë për kriminalizimin e UÇK-së, si dhe pretendimeve lidhur me vendimin e NATO-s për ta ndihmuar popullin e Kosovës.

Fetoshi: Një dënim do të përforconte tezën për kriminalizimin e UÇK-së dhe vendimit të NATO-s

“E përjashtoj mundësinë që verdikti të jetë dënues, sepse kjo do ta vinte në sprovë të rëndë drejtësinë ndërkombëtare, por edhe do ta shtynte Perëndimin drejt konfirmimit të tezave të vazhdueshme serbo-ruse për atë që ka ndodhur në vitin 99-të. Nëse marrim parasysh narrativat e tyre për një Perëndim të padrejtë dhe për agresionin e NATO-s në luftë, një vendim dënues do ta konfirmonte atë tezë për kriminalizimin e UÇK-së dhe vendimit të NATO-s”, t/emha ai.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka njoftuar për masat e sigurisë dhe u ka tërhequr vëmendjen qytetarëve amerikanë lidhur me demonstratat e paralajmëruara në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës.

Edhe Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në ditën e shpalljes së aktgjykimit do të ketë masa të shtuara sigurie. Sipas saj, këto masa janë pjesë e planifikimit dhe angazhimit institucional për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Po të hënën, Policia e Kosovës zhvilloi një takim koordinues me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë KFOR-in, EULEX-in, përfaqësues të Ambasadës Amerikane, Zyrës së BE-së dhe OSBE-së.


Shtuar 14.09.2026 17:08

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonus