Këtë të hënë, përmes një postimi në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka përcjellë urimet e tij për nxënësit, mësuesit, drejtuesit e shkollave dhe prindërit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Ai ka publikuar pamje nga disa institucione arsimore, duke theksuar se ato janë rilindur këtë vit dhe ofrojnë kushte e standarde të reja për nxënësit dhe mësuesit.
Të lidhura
None found
“MIRËMËNGJES dhe me urimin për një vit të mbarë shkollor nxënësve, mësuesve, drejtuesve të shkollave, e padyshim edhe vetë prindërve që sot nisin fëmijët në shkollë, ju uroj të gjithëve një javë sa më të mirë disa prej shkollave të rilindura këtë vit, me kushte dhe standarde të reja për nxënësit dhe mësuesit”, shkruan Rama.
