A rrezikohen shqiptarët nga politikat e AfD-së në Gjermani? Deputeti Tobias Teich sqaron qëndrimin e tij

Pas fitores së AfD-së në Gjermani, deputeti Tobias Teich foli për qëndrimin e partisë ndaj emigracionit dhe mundësinë që shqiptarët të preken nga këto politika. Sipas tij, fluksi më i madh i emigrantëve nuk lidhet me Shqipërinë.

Të lidhura

None found

Teich veçoi Sirinë dhe vendet afrikane si zonat prej të cilave vijnë numri më i lartë i emigrantëve dhe që konsiderohen më problematike. Ai tregoi gjithashtu për kontaktet e tij me komunitetin kosovar dhe shqiptar, si dhe për mënyrën se si e ka njohur historinë e Kosovës dhe Shqipërisë.

Deputeti tha se Gjermania ka shpenzuar 12 miliardë euro gjatë vitit 2024 për çështjet që lidhen me azilkërkuesit. Ai theksoi se personat që mbërrijnë nga vende të tjera, integrohen në shoqërinë gjermane, respektojnë kulturën dhe sistemin e vendit, janë të mirëpritur dhe nuk përbëjnë problem.

Ai nënvizoi se diskutimi nuk ka të bëjë vetëm me shqiptarët, duke kujtuar se gjatë viteve 90 Gjermania priti një numër të madh refugjatësh nga Kosova. Teich tha se ka lindur në vitin 84 dhe se i përket një brezi që ka parë ardhjen e shumë njerëzve në Gjermani për t’u larguar nga konfliktet dhe për të gjetur siguri.

Sipas tij, kontakti me të rinj nga Kosova e ndihmoi të mësonte për historinë e saj, ndërsa më vonë ai u njoh edhe me Shqipërinë. Teich deklaroi se ka krijuar një vlerësim pozitiv për komunitetin shqiptar në Gjermani, veçanërisht kur çështja shqyrtohet përmes të dhënave statistikore mbi kriminalitetin.

“Nuk kemi probleme me njerëzit që kanë ardhur nga Shqipëria. Numrin më të madh të emigrantëve e kanë vendet si Siria dhe shtetet afrikane, jo Shqipëria”, u shpreh ai.

Teich sqaroi se ky ishte vlerësimi i tij personal dhe se nuk mund të fliste domosdoshmërisht në emër të të gjithë partisë. Megjithatë, ai përsëriti se për Shqipërinë ka një opinion pozitiv. Deklaratat u bënë në emisionin “Review”, të moderuar nga Greta Topjana në Euronews Albania.

Ndërkohë, në një sondazh të ri mbarëkombëtar të publikuar të dielën, Alternativa për Gjermaninë (AfD), parti e ekstremit të djathtë, ka rritur avantazhin ndaj bllokut konservator të Kancelarit Friedrich Merz.


Shtuar 13.09.2026 22:57

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetultrabetjojobetjojobetcasibomJojobetJojobetPusulabetSüperbetinvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetjojobet güncel girişJojobetJojobetjojobetjojobetjojobetjojobetbahsegelnorabahisjojobetMarsbahissekabetMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegelCasibomMarsbahis